Friday, November 7, 2008

Universiteti FAMA'

Universiteti FAMA

Misioni i Universitetit “FAMA”
Universiteti”FAMA”, i themeluar në Kosovë si institucion privat i arsimit të lartë është i angazhuar në fushën e mësimdhënies dhe të kërkimeve shkencore dhe ka disa objektiva të cilat janë të shënuara në Statutin e Universitetit “FAMA”.



Si datë e themelimit të Universitetit”FAMA” njihet 12 maji i vitit 2003.





Universiteti “FAMA”, në gjithë veprimtarinë e tij, ka për mision të kontribuojë në zhvillimin e Arsimit të Lartë, arsimimin cilësor universitar dhe pasuniversitar në fusha të ndryshme profesionale, edukimin me vlerat më të mira morale dhe zhvillimin e kërkimit shkencor me qëllim që të sigurojë praninë e specialistëve të aftë profesionalisht dhe të pastër moralisht, që mund të shpien përpara procesin e zhvillimit ekonomik e shoqëror ne Kosovë.




Universiteti “FAMA” në të gjithë veprimtarinë e tij si institucion jofitimprurës udhëhiqet nga parimet e respektimit të drejtave të njeriut, të humanizmit, të barazisë shoqërore midis shtresave të shoqërisë si dhe midis racave, feve dhe kombësive të ndryshme.






Sistemi i Krediteve
Kurrikulat e të gjitha kurseve të studimit janë ndërtuar mbi bazën e Sistemit Evropian të Transferimit të Krediteve (ECTS).






Organet Drejtuese



Organet dhe autoritetet drejtuese të Universitetit “ FAMA ” janë:



  • Rektori

  • Prorektorët

  • Sekretari i Përgjithshëm

  • Drejtori i Përgjithshëm

  • Senati Akademik

  • Bordi

  • Dekani


Detyrat e të Drejtat e Studentëve



Studenti e fiton cilësinë si i tillë me regjistrimin në Universitetin “ FAMA ” dhe e humbet me marrjen e diplomës nga ana e tij ose me përjashtimin nga Universiteti.




Studentët janë të detyruar të zbatojnë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga planet mësimore, ato që lindin nga Statuti, Rregullorja e Universitetit për kryerjen e studimeve në këtë Universitet.



Ata duhet të njohin të gjitha detyrimet e të jenë të vetëdijshëm për zbatimin e tyre; Universiteti “ FAMA ë” nuk mban përgjegjësi për pasojat që mund të rrjedhin nga mosnjohja e tyre.




Marrja e masave të ndryshme ndëshkimore deri në përjashtim nga Universiteti, për rastet e moszbatimit të detyrimeve dhe të shkeljes së normave të akteve të mësipërm, kryhet nga Rektori pasi të jetë marrë mendimi i Senatit. Kriteret dhe procedurat përcaktohen në Rregulloren e Universitetit.



Pergaditur nga Muhamet Gashi (Student)